Polonia kritikon përpjekjet e SHBA-ve për arrestimin e Polanskit

04/11/2014 00:00

Një këshilltar i Presidentit polak akuzon Shtetet e Bashkuara për “injorancë absolute” për shkak të përpjekjeve për arrestimin e Roman Polanskit në hapjen e një muzeu hebre në Poloni.

Polanski kërkohet nga policia amerikane që prej vitit 1977, pasi u largua nga vendi përpara se t’i jepej vendimi dënues për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një vajzë 13-vjeçare.

Autoritetet amerikane kontaktuan me zyrtarë polakë, teksa Polanski ishte duke marrë pjesë në hapjen e muzeut hebre në Varshavë, javën e kaluar. Ai u ndalua dhe u mor në pyetje nga prokurorët, por nuk u arrestua.

Tomasz Nalecz, këshilltar i Presidentit Bronislaw Komorowski, tha se ishte i dukej e papërshtatshmë të kërkohej arrestimi i një “fëmije të mbijetuar nga Holokausti”, për më tepër në Poloni dhe gjatë hapjes së një muzeu hebre, gjë që thekson rolin e Polonisë si një strehë e sigurt për hebrejtë prej shekujsh, edhe përpara Holokaustit.

“Sipas këndvështrimit tim të historisë polake, veprimi i tyre tregon një injorancë absolute”, tha ai. Autoritetet amerikane ende nuk janë përgjigjur ndaj kësaj akuze.

I lindur në Poloni, Polanski humbi të ëmën në “Auschëitz” dhe i mbijetoi luftës duke përdorur një identitet të rremë, jo hebre. Regjisori fitues i çmimit Oscar, i cili filmat e parë i bëri Poloni, tashmë jeton në Francë, por e viziton shpesh herë Poloninë.

Top Channel