Japoni, profesori godet ambulancën sepse nuk i duron sirenën

04/11/2014 00:00

Një profesor universiteti në Japoni është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht… një ambulancë.

Tetsuji Hirayama është ndaluar nga forcat e rendit pasi është parë duke goditur me shkelma një ambulancë të parkuar dhe i janë vënë prangat nën akuzën e “pengimit të punonjësve të shërbimit publik në kryerjen e detyrës”.

Sipas gazetës japoneze ‘Yomuiri’, profesori i Universitetit të Tsukubës i ka shpjeguar policisë se urren sirenën e ambulancave e për këtë arsye sulmoi automjetin.

Kjo nuk është hera e parë që profesori ka goditur ambulancë pasi në 6 vitet e fundit ka “dhunuar” 12 ambulanca të ndryshme në qytetin e Tsukubës.

Top Channel