Kaka’ ndahet nga bashkëshortja

04/11/2014 00:00

Zërat për ndarjen e futbollistit Kaka’ nga bashkëshortja e tij Caroline Celico kishin dalë që në verën e kaluar, kur lojtari u largua nga Milani për t’u transferuar tek San Paolo e tani, zëdhënësi i mesfushorit brazilian ka konfirmuar ndarjen: “Janë ndarë, por nuk mund të jap asnjë detaj. Janë gjëra private.”

Kaka’ është martuar me Caroline në vitin 2005 dhe pas nëntë vitesh martesë ka ardhur divorci. Në një intervistë të mëparshme për revistën ‘Epoca’, Caroline thonte: “Jemi lidhur që kur ishim 13 vjeç dhe u martuam kur mbushëm 18 vjeç. Është normale që një marrëdhënie e tillë të ketë kriza.”

Sipas faqes braziliane ‘Ego’, një nga motivet kryesore të ndarjes është zgjedhja e Kaka’ për të luajtur në SHBA. Nga janari i ardhshëm braziliani do të luajë për Orlandon.

Top Channel