Champions, Allegri: Synojmë vendin e parë në grup

05/11/2014 00:00

Pas fitores ndaj Olimpiakosit, trajneri i Juventusit, Allegri, ishte më shumë se i lumtur kur e cilësoi tre pikëshin shumë të rëndësishëm, por shtoi se tashmë ekipi i tij synon vendin e parë në grup.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme, në të cilën për një moment u gjendëm jashtë nga Champions, por tashmë ne synojmë vendin e parë në grup”, u shpreh Allegri.

Edhe kapiteni bardhezi, Buffon u shpreh se Juventusi e meritoi plotësisht fitoren dhe në rast të një barazimi, apo aq më keq të një humbje, do të ishte një ndëshkim i rëndë për kampionët e Italisë.

Aktualisht Juventusi gjendet në kuotën e 6 pikëve, po aq sa edhe Olimpiakosi, ndërsa grupi udhëhiqet nga Atletiko e Madridirt me 9 pikë.

Top Channel