“Pas Kobanit duhet shpëtuar Aleppo”

05/11/2014 00:00

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius i bëri thirrje të martën koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ISIS për të ndihmuar rebelët në qytetin e dytë më të madh të Sirisë, Aleppo, i cili kontrollohet nga forcat e regjimit të Asad.

Fabius tha se, ‘pavarësisht betejës ndaj ISIS, koalicioni duhet të mbështesë edhe rebelët që luftojnë kundër regjimit të Presidentit sirian, Bashar al-Asad, i cili po ndihmon xhihadistët’, u shpreh ministri francez.

“Pas Kobanit, ne duhet të shpëtojmë Aleppo-n”, tha Fabius. Shtetet e Bashkuara edhe me mbështetjen e aleatëve arabë, kanë kryer me dhjetëra sulme ajrore në Aleppo për të ndihmuar forcat kurde.

Franca është pjesë e koalicionit kundër militantëve të ISIS, por deri tani ka kryer sulme ajrore vetën në Irak dhe jo në Siri, ku ka tentuar të përkrah rebelët e moderuar pa përdorur veprimet ushtarake.

Top Channel