Vodhi fotot nudo të Paris Hilton, hakeri i kërkon falje

05/11/2014 00:00

Një haker, i cili para 9 vjetësh vodhi fotot nudo të Paris Hilton pasi ishte futur në celularin e saj, tashmë është penduar dhe ka kërkuar falje.

Cameron Lacroix, tashmë 26 vjeç, ishte vetëm një adoleshent kur arriti të futej në të dhënat e Paris, ku shënoi rastin e parë në vitin 2005 të hakimit të të dhënave të një personi të famshëm.  

“Paris, më vjen keq që të kam publikuar të dhënat personale online. Unë kurrë nuk duhet ta kisha bërë këtë gjë. Unë nuk do të doja që dikush të më bënte mua të njëjtën gjë”, tha 26 vjeçari për “NBC News”.

Lacroix, i cili ka kaluar 10 vitet e fundit duke kryer krime kibernetike pritet të dënohet deri në 4 vjet burg. Gjatë kësaj kohe ai është futur edhe në bazat e të dhënave federale të zbatimit të ligjit, ndryshoi notat e tij të kolegjit dhe ka shkaktuar më shumë se 1 milion dollarë dëme në firmat private.

Top Channel