Policia kufitare e Shqipërisë ka vijuar edhe këtë javë me operacionin për kapjen e klandestinëve, që tentojnë të hyjnë nga pika kufitare e Kakavijës, teksa të martën janë ndaluar 80 persona pranë fshatit Radat.

Operacioni i policisë kufitare është realizuar në bashkëpunim me Delta Force, ndërsa klandestinët raportohen të jenë kapur në kufirin e gjelbërt. Sipas burimeve policore, ata ishin nga Siria, kishin hyrë ilegalisht nga kufiri grek dhe kishin për destinacion Malin e Zi.

Polica kufitare bëri të ditur se të gjithë ata do t’i dorëzohen palës greke.

Top Channel