Durrës, INUK vijon aksionin në plazh

05/11/2014 00:00

Në vazhdën e aksionit për pastrimin e bregdetit dhe territorit nga
ndërtimet e paligjshme, është shembur në plazhin e Shkëmbit të Kavajës
një objekt 4-katësh.

I ndërtuar në mënyrë të paligjshme në bregdet, godina përdorej si hotel. Ndonëse të lajmëruar më parë për prishjen e saj, pronarët kanë tentuar të bëjnë rezistencë, po më pas janë dorëzuar. Ne te njejtin vend inuk me heret kishte shkaterruar nje ndertese e cila un rindertua nga pronaret me kater kate dhe u shemb serish.

Sipas INUK, deri më tani në Durrës janë prishur rreth 230 objekte pa leje, kryesisht bare, restorante, njësi tregtare, shtesa dhe mure rrethuese. Aksioni në bregdet do të vijojë duke u zhvendosur dhe në zonën e shëtitores bregdetare, atë të Currilave dhe në dy krahët e rrugës së Dëshmorëve.

Top Channel