Xhuvani akuzohet për katër vrasje. Didi: Nuk ishte person në kërkim. Prokuroria liron një nga të ndaluarit

05/11/2014 00:00

Kostandin Xhuvani është akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria për vrasjen e 4 personave agimin e të martës, në Tiranë.

Xhuvani 26 vjeç u kap nga policia me arme ne dore prane lokalit ku ndodhi masakra dhe është akuzuar zyrtarisht për vrasje ne rrethana te tjera cilesuese kunder dy ose me shume personave.Kjo akuze ne Kodin Penal parashikon denim jo me te vogel se 20 vjet, deri ne burgim te perjetshem. Nderkohe shoku i tij Erald Sida eshte akuzuar per favorizim prostitucioni.

I shoqeruari i fundit nga policia Albano Ballcaj eshte liruar nga paraburgimi pasi sipas prokurorise ai nuk dyshohet qe te jete implikuar ne vrasje, por thjesht ka qene ne njeren nga tavolinat qe u perfshine ne konfliktin qe precipitoi më pas në masaker.

Drejtori i Pergjithshem i Policise Artan Didi, ne nje takim me forcat e policise qe ndaluan autoret e vrasjes deklaroi se ‘per veprimin e djeshëm, dua të motivoj dhe të gjithë efektivat e tjerë, të bëhet shembull në çdo komisariat duke promovuar vlerat. Pavarësisht se ngjarja ishte shumë e rëndë, reagimi juaj tregoi që Policia e Shtetit është në këmbë dhe ju përgjigjet këtyre situatave me profesionalizmin e duhur’.

Didi sqaroi çeshtjen e shpalljes ne kerkim te Kostandin Xhuvanit. “Ky person nuk ka qenë në kërkim. Policia ka kompetencën vetëm një muaj të shpallë një person në kërkim policor, por nëse veprimet e mëvonshme nuk sigurohen provat e nevojshme, atëherë një person nuk është më ne kërkim”, tha Didi.

Më pas Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar si të rëndësishem vazhdimin e stërvistjes dhe qitjes me të gjithë efektivat. Me pas Didi eshte takuar edhe me forcat e policise ne Vlore, te cilat pak dite me pare parandaluan nje grabitje banke.

Top Channel