Arrin ta nxjerrë në breg, pëson atak kardiak

05/11/2014 00:00

Dy britanikë kanë mbetur pa jetë në plazhet e Qipros, pasi njëri tentoi të shpëtonte britaniken e rrezikuar, por me të dalë ne breg pësoi atak kardiak.

Harry Bernand, 61 vjeç, dhe Christine Elizabeth McLeish Sugarhood, 66 vjeç, të dy nga Londra por që nuk njiheshin më herët, janë viktimat që janë regjistruar në brigjet e Qipros.

Bernard hyri në ujë për të shpëtuar Sugarhood, arriti ta nxirrte atë në breg të detit, por pësoi një atak kardiak pasi u përpoq të bënte reanimimin kardiopulmonar. Sugarhood u transportua menjëherë në një klinikë private pranë vendngjarjes, por u shpall e vdekur me të mbërritur.

Pushuesit britanikë ishin duke pushuar në plazhet e Paphos, ndërsa policia bëri të ditur se zonja Sugarhood kishte humbur ndienjat në det, por nuk ishte zhytur në ujë.

Paphos njihet për rrymat e forta detare, si dhe janë shënuar disa vdekje në rezortin bregdetar çdo vit, pavarësisht përpjekjeve nga autoritetet vendase për të paralajmëruar pushuesit mbi rreziqet që mund të hasin.

Top Channel