Rihanna, një kuzhiniere topless për “Esquire”

05/11/2014 00:00

Ajo e ka fituar tashmë famën si një ikonë e muzikës Pop, por për revistën që i dedikohet ushqimeve dhe pijeve speciale nga “Esquire”, Rihanna zbulohet edhe si një gur i çmuar në kuzhinë.

Edhe pse temperaturat nuk kanë qenë të larta, 26-vjeçarja ka nxehur disi atmosferën pas një serie fotosh me veshje pas trupit të lagur.

Fituesja e çmimit “Grammy” shfaqet në to me kanatjere të hapur përpara, që i tregonte format e tonifikuara të barkut dhe tatuazhet e saj, por edhe me të mbathura të bardha.

Ylli i muzikës, e cila do të jetë edhe në kopertinën e “Esquire” për muajin dhjetor, flet mbi dëshirën e saj për të gatuar në kuzhinë. Duke theksuar si specialitete të saj byrekun e nxehtë dhe kokteil me rum, ajo jep edhe një sërë varietetesh të pjatave të Karaibeve.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel