Adriano rrezikon 25 vjet burgim

05/11/2014 00:00

Ish-sulmuesi i Brazilit dhe disa prej ekipeve të Serie A; Inter, Roma, Parma e Fiorentina; është akuzuar nga Prokuroria e shtetit të Rio de Janeiros për komplot me synimin trafikun e drogës, për falsifikim dokumentesh dhe për trafik droge.

Akuza këto, për të cilat rrezikon deri në 25 vjet burgim, pas dy padive të ngritura ndaj tij. Duket se braziliani, i cili është në tratativa me klubin francez Le Havre, nuk mund të gjejë paqe dhe kjo akuzë e rë mund t’i kushtojë së tepërmi, madje edhe rikthimin në fushë.

Për momentin raportohet se lojtarit nuk i është anuluar pasaporta, duke parë se nuk ekziston asnjë “rrezik arratisjeje”. Megjithatë nuk i dihet se ç’mund të ndodhë.

Procedimi i tij vjen pas një hetimi të policisë, të nisur pas blerjes nga ana e “Perandorit” të një motori me cilindratë të madhe nga një trafikant droge, në Villa Cruzeiro.

Nga ky hetim janë zbuluar më pas aktivitete joligjore të lidhura me trafikun e substancave të jashtëligjshme.

Top Channel