Dy trajnerë italianë për Flamurtarin

05/11/2014 00:00

Ernestino Ramela dhe  Paolo Doto do të jenë trajnerët e rinj të ekipit të futbollit Flamurtari. I përfolur prej disa ditësh, më në fund skuadra vlonjate ka prezantuar pasardhësin e Ernest Gjokës, i pezulluar nga drejtuesit e klubit një javë më parë.

Dy trajnerët e rinj kanë ardhur nga Italia dhe prej tre ditësh gjenden në Vlorë duke parë nga afër gjendjen e ekipit të Flamurtarit. Sipas trajnerit të ri të sapoemëruar, futbollistët janë në një gjendje të mirë. Ai ka deklaruar se shpreson që ekipi të jetë pjesë e kupave të Europës.

Ramela, trajneri i ri i skuadrës vlonjate, ka një eksperiencë dhjetëra vjeçare me ekipet e futbollit në Meksikë dhe Zvicër.

Kontrata e dy trajnerëve të rinj është e vlefshme deri në fund të sezonit.

Top Channel