Rrjetet sociale gjithnjë e më shumë po fragmentizohen dhe çdo ditë hidhen në treg platforma dedikuar një qëllimi të caktuar.

Prej disa kohësh njëra prej tyre është edhe Tinder, që për 2014 ka rivalizuar me sukses edhe Facebook. Tinder është platformë e dedikuar vetëm për “të vetmuarit” që janë në kërkim të një partneri apo partnereje.

Për këtë vit aplikacioni mobil i kësaj platforme ka qenë më i klikuari, pas Facebook, ndërsa studimet tregojnë se përdoruesit e Tinder kalojnë mesatarisht 90 minuta në këtë rrjet social, më shumë se sa 40 minutëshi që harxhojnë në Facebook.

Aktualisht Tinder prej pak kohësh ka kapur 50 milionë përdorues dhe të dhënat janë premtuese për themeluesin Sean Rad.

Top Channel