Kim Jong Un rishfaqet pa bastun

05/11/2014 00:00

Media shtetërore e Koresë së Veriut publikoi foto të liderit Kim Jong Un duke ecur pa ndihmën e bastunit që e ka shoqëruar në daljet e fundit.

Lideri gjendej në një takim të ushtrisë. Kim u zhduk nga vëmendja publike për rreth 6 javë përpara se të shfaqej në një aktivitet duke ecur me ndihmën e një shkopi, çka ngjalli spekulime mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Ai mungoi në një ngjarje të rëndësishme politike në muajn tetor, përvjetorin e Partisë Komuniste në pushtet. Disa folën edhe për përmbysjen e tij nga pushteti, por Koreja e Jugut e përjashtoi një mundësi të tillë.

Inteligjenca koreano-jugore tha se ai i ishte nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për të hequr një kist në kyç. Shumë sugjerojnë se Kim Jong Un Mund të vuajë nga probleme me kockat. Fotot e fundit që publikohen nga gazeta “Rodong Sinmun” të mërkurën tregojnë Kim ndërsa takohet me komandantët ushtarakë. Ai shoqërohej nga krahu i tij i djathtë, Hëang Pyong-so dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Top Channel