Pensionet, rritet sasia e kontributeve

05/11/2014 00:00

Qeveria më 1 janar 2015 fillon zbatimi i skemës së re të pensioneve: një
skemë e cilësuar nga ministri Erion Veliaj,si e thjeshtë, e drejtë dhe e
ndershme sepse i jep hakën të zotit.

Veliaj bëri publik edhe një projektligj, i cili i dedikohet pensioneve për banorët që jetojnë në fshat.

“Lajmi i mirë është se buxheti i shtetit vitin tjetër do ta subvencionojë më pak skemën e pensioneve dhe fondin tone pensional. Janë 30 milionë dollarë më pak të cilat si pasojë e reformës, e shtimit të kontribuesve, nuk do të subvencionohen më nga buxheti”, tha Veliaj.

Veliaj në daljen e tij përpara medias tha se në seancën e të enjtes në parlament kalon ligji për minatorët nga i cili përfitojnë 3840 vetë nga ulja e moshës me 5 vjet, ndërkohë që rrit pensionet për disa prej tyre dyfish dhe trefish krahasuar nga ajo që marrin sot.

Top Channel