Fëmijët që thërrasin prindërit me emër

05/11/2014 00:00

Amelia është një vajzë 4 vjeç që jo rrallëherë i drejtohet mamit të saj Inës me emër. Dhe nuk është e vetmja, këtë e bëjnë dhe shumë bashkëmoshatarë të saj.

A duhet fëmija ta thërrasë prindin me emër në vend të “mami” dhe “babi”?

Kjo është një pyetje e ngritur nga shumë studiues e psikologë të zhvillimit në vende të ndryshme të botës pasi po rritet tendenca e prindërve që i lejojnë fëmijët e tyre t’u thërrasin me emër.

A po jetojmë në një kohë ku prindërit janë shumë tolerantë apo fëmijët po përfitojnë nga autoriteti në zbehje i tyre?

Specialistët kanë dhënë disa përgjigje… Fëmijëve u është dhënë më shumë liri gjatë dekadave të fundit dhe autoriteti i prindërve nuk është formal. Anëtarët e familjes i drejtohen njëri-tjetrit me emër dhe fëmija e përkthen këtë si shenjë afrimiteti.

Nga ana tjetër, shumë specialistë thonë se duhet parë konteksti në të cilin fëmija drejtohet me emër.
Ndërkohë, shpjegimi është më i qartë në periudhën e adoleshencës.  Sipas studiuesve, ata kërkojnë të marrin më shumë vëmendje e të tregojnë se tani janë të rritur.

Për disa prindër është e pasjellshme t’u drejtohesh prindërve me emër, ndërsa të tjerë madje e preferojnë këtë sjellje. Por, a çon ky element tek mungesa e respektit të fëmijëve karshi prindërve?

Top Channel