Ministrja e Kulturës në forumin e Berlinit

05/11/2014 00:00

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka marrë pjesë në forumin “Politika multikulturore-formësuese aktive e politikës dhe krijuese e së ardhmes”, që u zhvillua në Berlin me iniciativën e ministrit të Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier.

Ky dialog me ministrat e Kulturës së rajonit, i cili u zhvillua pas Samitit në kryeqytetin e Gjermanisë, u zhvillua në kuadër të takimit për rrejtin europian të përkthimit, Traduki.

Në takimin mes ministres Kumbaro dhe ministrit Steinmeier u diskutua për rolin e kulturës dhe diplomacisë, si dhe për klimën në Evropën jug-lindore, ku njerëzit po ecin drejt Bashkimit Evropian.

Ministri gjerman vlerësoi hapat e bërë nga qeveria shqiptare në të dyja drejtimet dhe tregoi interes për të mbështetur takimin e radhës së Tradukit, që do të mbahet pranverën e ardhshme në Tiranë.

Top Channel