Virtuozët në Pianodrom

05/11/2014 00:00

Për rreth 10 minuta salla e Universitetit të Arteve u mbush me duartrokitjet e publikut drejtuar virtuozëve Merita Rexha dhe Klajdi Sahatçi.

Dueti i artistëve u ngjitën në skenën e Universitetit të Arteve në kuadër të Festivalit Pianodrom në një mbrëmje muzikore ku u interpretuan tri vepra shqiptare të luajtura në violinë stradivarius.

Dueti solli shkrirjen e tingujve zviceranë dhe shqiptarë përmes violinës së Klajdi Sahatçi dhe piano të Merita Rexhës.

Pjesë e programit ishte dhe premiera botërore rapsodi me autor Prof. Aleksandër Peçi, kompozuar në nder të artistit Ibrahim Madhi.

Top Channel