Shqipëria, të tjera armatime në Irak

05/11/2014 00:00

Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, qeveria shqiptare ka vendosur dërgimin e të tjera armatimeve në Irak, në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit.

Po gjatë kësaj mbledhje është vendosur gjithashtu që godinën e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave të kalojë pronësinë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit tek Ministria e Drejtësisë.

Kjo e fundit do ta përdorë godinën në funksion të qëllimit dhe të veprimtarisë së Gjykatës së Lartë.

Top Channel