“Fillimet” është libri i Preç Zogajt i promovuar në Tiranë. Ngjarje, dëshmi, kronikë dhe refleksione të një periudhe kohore që prek vitet 1990-1992, janë përmbledhur në këtë botim nga autori.

Sipas tij, ngjarje me rëndësi historike, por edhe të tjera që nuk njihen.

“Përveç ngjarjeve të njohura, ka edhe episode të panjohura. Jam përpjekur të thellohem tek këto ngjarje duke i parë nga largësia e 20 viteve, por për t’i përshkruar jam kthyer në atmosferën e kohës, duke filluar që nga themelimi i PD-së, rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës, greva e urisë së studentëve, ngjarjet e 2 prillit, zgjedhjet e para pluraliste, rivalitetet brenda PD-së, largimet e disa figurave nga kjo parti. Ka edhe zhvillime nga kampi tjetër: Partia e Punës që u shndërrua në Parti Socialiste”, shprehet Preç Zogaj.

Fakte mbi fillimet e periudhës së demokracisë në Shqipëri dhe refleksione të shkruara mbi to në një disctancë mbi 20-vjeçare.

“Jam përpjekur që t’i shkruaj mirë sepse mendoj se stili është treni që çon përpara në histori ngjarjet që kanë vlerë”, theksoi autori.

Top Channel