Mesazhi politik i Kim Jong Un për japonezët

05/11/2014 00:00

Mes fotove të publikuara së fundmi nga agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut është edhe njëra që tregonin pjesëmarrjen e Kim Jong Un gjatë përurimit të një jetimoreje në Penian.

Dhe kur bëhet fjalë për të mësuar më shumë nga vendi më i izoluar në botë, imazhet ndonjëherë mund të ndihmojnë. Mediat ndërkombëtare kanë analizuar foton në fjalë. Në të Kim Jong Un shihet me një cigare ndezur në dorë, ves i papërshtatshëm sidomos kur shprehet në ambiente fëmijësh.

Por pjesa më intriguese e fotos është sfondi, pikërisht aty ku shihen dy kukulla, një qenush dhe një mace në një pozicion të sikletshëm. Ndoshta gjithçka është një rastësi, por për disa analistë dy kukullat përcjellin mesazhin e supremacisë koreano-veriore ndaj Japonisë. Qeni është simbol në vendin komunist, ndërsa macja një simbol i përhapur dhe mjaft i dashur në Japoni.

Top Channel