Sandra Bullock ka ndryshuar “look” për xhirimet e filmit të saj të ri ‘Our Brand Is Crisis’. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, aktorja brune është bërë bjonde.

50-vjeçarja interpreton në këtë film këshilltaren politike Jane Bodinea. Filmi është i bazuar në dokumentarin e Rachel Boynton të vitit 2005, dokumentar që tregon mbi përdorimin e taktikave elektorale amerikane nga Gonzalo Sanchez de Lozada, i cili u zgjodh president i Bolivisë falë tyre.

Filmi ka regjinë e David Gordon Green dhe pritet që të shfaqet për herë të parë në vitin 2016.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel