F1, Alonso: Nuk e kam vendosur të ardhmen

06/11/2014 00:00

Fernando Alonso deklaroi se nuk ka vendosur ende asgjë përsa i përket të ardhmes së tij.

Në një konferencë shtypi në cirkuitin Hermanos Rodriguez të Meksikës, piloti spanjoll i Ferrarit nuk konfirmoi se ka vendosur të nënshkruajë një kontratë me skuderinë McLaren për vitin e ardhshëm.

“Nuk kam vendosur asgjë. Janë vetëm thashetheme pasi unë ende po e mendoj të ardhmen. Nuk e di se çfarë do të bëj, por kam fatin të zgjedh se ku do të shkoj”, tha Alonso.

Dy herë kampioni i Formulës 1 përsëriti edhe një herë vlerësimin që ka për skuderinë e tij aktuale: “E dashuroj dhe e respektoj Ferrarin.”

Top Channel