Turqi, kompania kozmetike përdor foton e terroristit

06/11/2014 00:00

Një kompani turke ka përdorur pa e ditur foton e një pjesëtari të Al-Kaedës në një reklamë për heqjen e qimeve të trupit.

Bëhet fjalë për foton e Khalid Sheikh Mohammed, ideatorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, i cili në pamje duket me qimet e gjoksit dhe të kurrizit që po i dalin nga bluza e bardhë.

Kompania kozmetike e shoqëroi foton me shkrimin: “Këto qime nuk hiqen vetë.”

“Ne nuk e dinim që ishte terrorist. E pamë leshator dhe menduam se ishte i përshtatshëm për reklamën tonë. E morëm foton nga rrjetet sociale”, tha zëdhënësi i kompanisë për ‘Hurriyet’.

Khalid Sheikh Mohammed aktualisht është i burgosur në Guantanamo.

Top Channel