Guvernatori i BSH, Nishani bisedon me Metën, Ramën dhe Bashën

06/11/2014 00:00

Presidenti Bujar Nishani nisi një seri takimesh konsultative për
zgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë. I ftuari i parë i
kreut të shtetit ishte kryeparlamentari Ilir Meta, i cili qëndroi në
presidencë për më shumë se 35 minuta.

Pas takimit Meta dha një prononcim për median.

“Presidenti ka bërë një ekspoze të mënyrës, se si ai ka proceduar për të realizuar në kuadër të përmbushjes së detyrimit të tij kushtetues, për të propozuar emrin e ri, një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës dhe në këtë drejtim është mjaft i hapur për të bashkëpunuar për zgjidhjen e kësaj çështje sa më shpejt”, u shpreh Meta.

Kreu i Kuvendit u pyet nëse ishte folur rreth kandidaturave konkrete për guvernatorin e ri.

“Kryesisht u fol për procesin dhe rëndësinë e vajtjes tek një emër gjithnjë përmes procesit. Pra, jo paracaktimit të një emri  cilidoqoftë ai.Do të ofrojmë të gjithë bashkëpunimin tonë që ky emër të emër të jetë një garant i drejtimit professional të bankës së Shqipërisë dhe i ruajtjes së pavarsisë së këtij institucioni”, theksoi Meta.

Më pas presidenti është takuar me kreun e Qeverisë Edi Rama, i cili sikurse edhe në takimet e shkuara me Nishanin, nuk ka bërë asnjë koment. I fundit që ngjiti shkallët e Presidencës ishte kryetari opozitës Lulzim Basha.

Me pas Presidenca beri publike nje komunikate per median, ne lidhje me tre takimet e zhvillurara gjate dites se e enjte.

“Në fokus të takimeve të sotme ishte informimi nga ana e Presidentit për secilin prej bashkëbiseduesve të Presidentit i procesit të deritanishëm të ndjekur për përzgjedhjen e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë. Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit, në takimet e zhvilluara, informoi se procesi i ndjekur synon arritjen e standardeve më të larta që çojnë drejt përzgjedhjes së kandidaturës më të mirë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Përgjatë takimeve, Presidenti Nishani kërkoi nga ana e bashkëbiseduesve që procesi i konsultimit dhe përzgjedhjes së Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë të shoqërohet me transparencë dhe mirëkuptim”, thuhet një komunikaten e Presidencës.

Takimet e sotme u zhvilluan në një kohë ku ende nuk janë plotësuar 4 vendet vakante të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.Një prej tyre vjen si propozim i qeverisë, 2 nga parlamenti dhe një tjetër nga vetë Këshilli. Sipas nenit 161 të kushtetutës për Bankën e Shqipërisë thuhet se “guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet me të drejtë rizgjedhje”.

Top Channel