Mustafa: Qeverinë do ta formojë shumica parlamentare

06/11/2014 00:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i jep pergjigje
në Facebook paralajmërimit të kreut të PDK-së Hashim Thaçit për zgjedhje
te reja, duke thënë se ato mund te mbahen vetëm për PDK-në.

Mustafa ka përsëritur se Qeverinë do ta formojë shumica parlamentare.

“Kuvendi duhet të zhbllokohet nga mbajtja peng e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, duhet të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Qeverinë do ta zgjedhë ai grupim që ka shumicën e votave, që është i gatshëm të sigurojë zhvillim, përfshirje të komuniteteve, luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe partneritet evropian. Kushtetuta do të respektohet, do të veprohet edhe sipas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por një gjë është e qartë se Qeveria e këtij vendi zgjedhet me votat e shumicës së deputetëve dhe jo sipas renditjes të subjekteve politike nga zgjedhjet nacionale.” shkruan Mustafa.

Top Channel