Zjarrfikësi hiqet nga puna pasi bënte seks në dhomat e zhveshjes

06/11/2014 00:00

Një zjarrfikës amerikan është detyruar të lërë punën pasi u zbulua se kishte bërë seks në stacion. Stephen Coward, nga Tampa Bay i Floridës, ka kryer marrëdhënie seksuale me të paktën dy femra në dhomat e zhveshjes së tij.

Bëmat e zjarrfikësit u zbuluan kur një video e tij iu dërgua drejtuesve të lartë të zjarrfikësve e shoqëruar me një letër.

Zjarrfikësi kishte 18 vite shërbim dhe gjithmonë kishte marrë vlerësime nga shefat, por një sjellje e tillë nuk i është falur dhe ai tashmë ka humbur punën.

Top Channel