Policia kufitare në Gjirokastër ka ndaluar në afërsi të kufirit të
gjelbër me Greqinë pranë fshatit Radat, 80 klandestinë sirianë mes të
cilëve 2 gra dhe 2 fëmijë.

Sipas policisë ata hynë ilegalisht në Shqipëri nga Greqia me destinacion Malin e Zi. Klandestinët ju kanë deklaruar autoriteteve lodhje dhe refuzim për t`u kthyer pas.

Situata e tyre emocionale duket gjithashtu e rënduar. Mes të ndaluarve nga policia shumica janë studentë, disa inxhinierë , profesorë, punonjës të shëndetsisë etj. Ahmad Hameel ishte student inxhinierie në një nga universitetet më të njohura në Siri ne qytetin e Alepos.

“Unë dua te iki në Gjermani. Unë jam student dhe doja që të vazhdoja studimet atje dhe të rindërtoja të ardhmen në një vend të qetë. Familja ime është në Siri, në Alepo. Prindërit e mi janë të moshuar dhe ata nuk mund të lëvizin e të ecin me këmbë si unë. Ne i kërkuam policisë tuaj të mos na kthejnë pas në Greqi. Nuk kemi asnjë të ardhme atje. Gjërat nuk janë fare mirë atje. Nuk mund të punoj nuk mund të vazhdoj studimet e mia nuk mund të jetoj’, thotë Hameel.

Një tjetër student i masterit në teknologji informacioni shpjegon rreth situatës së klandestinëve sirianë që po I drejtohen Europës.

“Gjendem këtu bashkë me gjithë të tjetër për shkak të situatës së rëndë në vendin tonë. Në Siri ne nuk mund të jetojmë sepse është një luftë e madhe. U nisëm nga Siria 3 muaj më parë dhe kaluam përmes Libanit në Turqi. Në Greqi dhe tani në Shqipëri”, tha Maher Kishkia.

Pyetjes se kush i drejton ne kete udhetim Maher i pergjigjet duke thene se nje shoku i tij mundi te shkoje deri ne Mal te Zi dhe i tregoi rrugen.

“Nuk ka jetë në Greqi. Është një vend i keq sepse nuk ka as punë as mundësi për studime. Të gjithë njerëzit këtu janë studentë apo punonjës të specializuar. Unë jam student i masterit në teknologji informacioni”, thotë Maher Kishkia.

Emat sapo kishte filluar studimet kur lufta në Siri morri përmasa kërcënuese për jetën. Ai flet për shumë të vrarë të lënë pas dhe për sakrifica të panumërta për të mbërritur deri në Shqipëri. Emat në emër edhe të klandestinëve të tjerë bën thirrje për trajtim më njerëzor të klandestinëve sirianë. Sipas tij lufta i ka detyruar të gjithë ata të mbërrijnë në Europë.

“Unë studioj në vitin e parë në Universitet për gjuhë dhe letërsi angleze. Nga Greqia në Shqipëri nuk na u desh të paguajmë, vetëm ca ushqime e veshje për t’i pasur me vete. Nga Siria në Turqi rreth 1000 dollarë, pastaj nga Turqia në Greqi çmime të nryshme por unë kam paguar 1000 euro. Unë nuk e di cfarë do bëjnë me ne autoritetet. Ndoshta do na kthejnë në Greqi. Nuk e di, nuk kam asnjë para me vete, ndoshta do shkoj pas në Turqi por unë do të doja të qëndroja këtu në Shqipëri”, thotë Emat.

Mjedisi i pritjes së përkohshme të klandestinëve në pikëkalimin kufitar të Kakavijes nuk ka qenë i planifikuar për shifra të tilla klandestinësh. Shumica e tyre enden në oborrin jashtë godinës në pritje të intervistimit prej policisë dhe procedurave të kthimit pas tek policia greke. Drama e sirianë qe enden ne kurifin me Greqine vijon prej nje viti, rreth 700 persona jane kapur nga policia ndersa flitet se te tjere kane mundur te hyjne me ne thellesi te territorit

Top Channel