PD: Xhuvani kërkohej në Lazarat, Rama e nxorri para Kuvendit 

06/11/2014 00:00

Partia Demokratike, vazhdon të akuzojë kryeministrin Edi Rama si
përgjegjësin kryesor të masakrës së 4  nëntorit, në Tiranë. Sipas
Koordinatores për Mediat, Grida Duma, Kryeministri është në borxh të
përjetshme me shoqërinë shqiptare, pasi është personi që i ka dhënë
imunitet vrasësit Konstandin Xhuvani.

“Konstandin Xhuvani ishte vrasës i privilegjuar që buzëqeshte përballë kamerave me pistoletë në brez. Ai ishte personi i shpallur në kërkim që me 26 prill të këtij viti, për vepra të rënda penale. Ishte një rrezik për shoqërinë shqiptare dhe kishte leje për të varë dhe kjo është një nga përgjegjësitë më të rëndat për një politikan, një përgjegjësi që duhet ta mbash ti, e ministri yt. Ju e darovisnit para kamerave, përpara oborrit të Parlamentit dhe tashmë e përdorni si kapital politik kundër opozitës. E keni kthyer Shqipërinë në një kamp internimi për të varfrit. Brenda një jave numërojmë 10 viktima”, tha Duma.

Top Channel