Gentian Sala, zgjidhet kryetari i AMA-s

06/11/2014 00:00

Gentian Sala, me profesion jurist, do të jetë kryetari i Autoritetit të
Mediave Audiovizive. Deputetët kanë votuar me 79 vota pro dhe një
kundër këtë kandidature, e cila do të drejtojë institucionin që prej
muajsh është në një ngërç total.

Deputetët e parlamentit kanë votuar në fshehtesi per kater kandidatura te cilat ishin ne gare per vendin e kryetarit te AMA-s, perkatesisht Gentian Sala, Anila Basha, Gentian Skenderaj dhe Bers Hado. Kandidatura e Skënderajt mori 3 vota pro, 71 kundër e 3 abstenim, kandidatura e Anila Bashës mori 20 vota pro, 48 kundër dhe 10 abstenim, ndërsa kandidatura e Bers Hados mori 4 vota pro dhe 69 kundër.

Opozita ka vijuar bojkotin e saj politik, duke hequr dore nga e drejta per te eliminuar dy kandidatura, e me pas per t`i hedhur ne votim.

Top Channel