Disa javë para se Greqia të përfundojë programin e ndihmës ekonomike
prej 240 miliardë eurosh që ka marrë vitet e fundit, udhëheqja politike e
vendit bën planifikimin se çfarë hapash do të hedhë në të ardhmen, duke
mos përjashtuar zgjedhjet e parakohshme në muajin mars.
 

Pas disa deklaratave qeveritare se Greqia mund te dale ne tregje,te cilat shkaktuan termet ne bursat e huaja, Athina zyrtare morri mesazhin se ishte teper shpejt te vepronte e pavarur dhe vlereson tashme se duhet ti nenshtrohet nje periudhe tranzicioni me mbikëqyrje të kufizuar deri në 12 muaj nga ana e BE-së dhe FMN.

“Parashikoj një ndryshim rrënjësor në marrëdhënie, nuk do të ketë më mikro-menaxhim te ekonomisë greke dhe procesit te reformave që kemi njohur gjatë katër viteve të fundit.Ne do të permbushim disa kritere,te cilat do të jenë në përputhje me vetë modelin tonë të zhvillimit dhe kjo do te jete nje marredhenie që vetëm mund të ndihmojë, do të sjelle besoj një situatë të favorshme”, tha Gikas Hardoivelis, ministri i Financave.

Edhe  diskutimet e ministrave te Eurozones ne samitin e Brukselit perqendrohen tek dalja e Greqise nga programi i ndihmave nepermjet krijimit te nje rrjeti sigurie me nje linje parpaprake ne formen e kredise dhe nje mbikqyrje me te lehte se ne te kaluaren nga Brukseli dhe Uashingtoni.

“Ajo që ne duhet të bëjmë tani është të sigurojme buxhete të balancuara dhe madje edhe teprica primare në të ardhmen. Ne duhet te vazhdojmë me reformat  dhe jo trojka, askush nuk mund t’i imponoje ato tek njerezit. Reformat duhet te nxiten nga vete qytetaret ,ata duhet të jenë auditorët e fatit të tyre”, u shpreh ministri.

Ne ditet e ardheshme mberrijne per here te fundit ne kryeqytetin grek specialistet e troikes, te cilet pas konkluzioneve do te japin edhe nje mendim per borxhin kolosal te Greqise qe arrin sivjet ne 175.5% te PBB. Deklarata te fundit nga Brukseli shprehin tashme bindjen se Greqia mund ta menaxhoje borxhin e saj pas disa shenjave te nje stabiliteti te ekonomise ne vitin e kaluar dhe tepricave primare te sigurura keto dy vjet, por shifrat tregojne te kunderten- thone burime nga FMN.

Synimi i programeve te ndihmes ekonomike dhe reformave qe ka marre Greqia eshte te çoje borxhin ne vitin 2020 ne 122%, nje nivel i qendrueshem sipas specialisteve, ndersa siç dihet Athina u detyrua te hynte ne programin e ndihmes financiare te BE dhe FMN me borxh ne nivelin e 120% te PBB.

Top Channel