Adoleshentja që luan video-lojëra 38 orë rresht

06/11/2014 00:00

Një vajzë spanjolle ka hyrë në librin e rekordeve Guinness me dy rekorde në fushën e video-lojërave.

Hecaterina Kinumi Iglesias, e cila njihet në lojëra me emrin Kinumi Cati, mban rekordin si personi që ka luajtur më shumë orë radhazi në lojërat ‘Final Fantasy’ dhe ‘World of Warcraft’.

Kinumi Cati ka luajtur pa pushim 38 orë e 6 minuta lojën ‘Final Fantasy’ dhe për 29 orë e 31 minuta lojën ‘World of Warcraft’.

Vajza ka theksuar se mori iniciativën për të thyer rekordet në mënyrë që kanali i saj në Youtube të bëhej më i famshëm dhe që bota ta njihte si një lojtare të mirë të lojërave elektronike.

Top Channel