Shqipëria e 84-ta për mirëqënien dhe të ardhurat

06/11/2014 00:00

Një institut investimesh i quajtur ‘Legatum’ ka bere nje studim per
matjen globale te prosperitetit bazuar në dy sfera ate të ardhurave dhe
mirëqenies.

Ne listen e 142 vendeve Zvicra renditet ne vendin e pare nder shume qeverish, pasi sipas raportit ajo ka nje kapital te sigurt i cili mbulon investime ne nje game te gjere fushash.

Nderkaq Shqiperia listohet ne vendin e 84 ne kete renditje globale. Ajo le pas shtete si Turqia, Algjeria, Bosnja e Maroku. Sipas raportit sferat me perqindjen me te larte te prosperitetit ne vend jane: Sipermarrja, Siguria, shendetesia dhe arsimimi.

E ndersa fusha, e cila le me shume per te deshiruar eshte ekonomia, dhe kjo bazuar ne shifrat e larta te papunesise edhe inflacionit. Indeksi i siguruar nga ‘Legatum’ sherben si nje orientim per shume investitore te cilet jane ne kerkim per te gjetur vende per te gjeneruar kapitalin e tyre.

Qeveria britanike e cilesoi raportin e institutit si nje mbështetje të mëtejshme ndërkombëtare për planin afatgjatë ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar. Krahasimi ne nivel global rrit edhe nje konkurrence mes shume shtetesh. Kete vit u be nje permbysje e thelle e renditjes nga vendet kult te mirqesies si SHBA dhe Britani, tek vendet nordike si edhe Zvicra.

Top Channel