Biznesi social për të zbutur papunësinë

06/11/2014 00:00

Muhammad Yunus, fitues i cmimit Nobel dhe një nga sipërmarrësit social
më të njohur në botë, thotë se Shqipëria mund të lehtësojë papunësinë
përmes ngritjes së bizneseve sociale.

“Në Bangladesh në krijuam nje fond per biznesin social dhe u thame te papuneve: ‘Ne kemi parate, ju hajdeni me ide biznesi qe t`ju financojme’. Qindra e qindra njerez vijne çdo dite dhe permes kesaj skeme kemi ngritur shume biznese sociale qe i kane kthyer keta individe nga te papune ne pune krijues per te tjeret. Pra kjo funksionoi ne Bangladesh. Pse te mos funksioje ketu? Dhe kjo eshte nje nga gjerat qe do bejme. Si te krijojme fondin per biznesin social në Shqipëri vetem per te adresuar papunesine”, thotë Yunus.

Sipërmarrjet sociale funksiojnë njësoj si kompanitë në tregun e lire, por në vend të fitimit kanë si qëllim të vetëm të ndihmojnë shtresat në nevojë, qoftë për punësim apo dhe probleme të tjera, që nga kequshqyrja dhe arsimimi.

“Në buxhetit 2015, ne kemi parashikuar sic e thashë disa skema të mbështetjes, të incentivave nga njëra anë, por edhe mbështetjes me grante të bizneseve të reja, të sapohapura, nga të cilat edhe bizneset sociale mund të përfitojnë, por mbi të gjitha sic e thashë të krijojmë kulturën e kreativitetit dhe të krijimit të punës në vend të punëkërkimit, sic e tha, profesor Yunus. Ne jemi të gatshëm, t’ju mbështesim ju”, tha zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Vetë profesor Yunus, është themeluesi i një rrjeti global ndërmarrjesh sociale, që operon në disa vende të botës. Dy vjet më parë ky rrjet, çeli degën edhe në Shqipëri duke ngritur gjatë kësaj kohe një sërë sipërmarrjesh që ndihmojnë të moshuarit, por edhe bizneset në bujqësi.

Top Channel