Dosja e Xhuvanit në gjykatë

06/11/2014 00:00

Prokuroria e Tiranës dorëzoi në Gjykatë qëndrimin e saj për të
arrestuarin e vrasjes së katërfishtë Kostandin Xhuvani, duke ju referuar
jo vetëm dëshmitarëve okularë, por edhe përgjigjeve të marra nga
balistika dhe ekspertimi kimik.

Në një kohe qe nuk kane marre ende pergjigjet per ekspertimin toksikologjik te tij, ne kerkesen per vleftesim e arrestit ne flagrance, prokuroret i thone gjykates se Kostandin Xhuvani ka konsmuar veprat e vrasjes dhe armembajtjes pa leje.

Sipas prokurorise, sapo policia ka marre njoftimin grupi i hetimit ka mberritur ne vendngjarje ka konstatuar se ne rrugen kryesore ne nje mjet Mercedes po hipnin disa persona. Ne kete moment nje person i veshur me kostum me tuta gri ka dale nga ky automjet dhe eshte larguar me vrap. Ai mbante ne dore nje pistolete, thotë Prokuroria. Pasi eshte ndjekur nga policia pas 50 metrash, ai u kap dhe rezultoi se ishte shtetasi Kostandin Xhuvani. Arma qe ai e hodhi ne toke sipas prokurorise eshte tip pistolete me numra te fshire.

Ne ambientin e brendshem te lokalit, nje bodrum i pershtatur si lokal nate, thote prokuroria u gjeten te shtrire me shpine me njeri tjetrin Edison Jaho dhe Enea Xhaja. Prane tyre u gjet nje pistolete model 54 me nje fishek ne fole dhe gjashte te tjera ne kreher. Ne lokal u gjeten te shperndara ne forme te çrregullt gjashte gezhoja dhe predha te dëmtuara.

Nga aktet hetimore rezulton sipas Prokurorise se Kostandin Xhuvani, Arber Demiraj, Erald Sida dhe Alban Ballcaj jane ulur ne tavolinen e fundit, e cila ishte prane nje kolltuku ku ndodheshin edhe Edison Jaho dhe Erald Xhaja. Mes tyre ka patur nje konflikt thote prokuroria dhe gjate ketij konflikti rezulton se Xhuvani dhe Demiraj kishin arme zjarri me vete. Por, pas nderhyrjes se rojes se sigurise ata kane dale jashte lokalit dhe menjehere kane hyre serish me armet ne duar.

Nga deshmite dhe këqyrja e vendngjarjes rezulton se personi qe ka qelluar eshte Konstandin Xhuvani i cili ka vrare Jahon, Xhajen dhe Demirajn qe u gjet ne automjet i vdekur, pasi shoket e tij tentuan ta dergonin ne spital. Po ashtu Xhuvani ka vrarë edhe shtetasin italian Azzolo.

Prokuroia thekson se vrasjet i ka kryer Xhuvani ne referim te ekspertimit kimik ndaj te gjithe te shoqeruarve, tek te cilet se pari nuk jane gjetur gjurme nitritesh, ndersa tek Xhuvani jane gjetur mbeturinat e faktoreve plotesues te qitjes me arme zjarri. Se dyti thote Prokuroria vrasja eshte kryer nga Xhuvani pasi ne baze te ekspertimit tekniko-balistik gjashte gezhojat i perkasin armes qe ai ka hedhur ne toke.

Top Channel