Obama, pas zgjedhjeve, një tjetër kritikë

06/11/2014 00:00

Një “grindje” me deklarata jo shumë të pëlqyeshme është shënuar mes Presidentit amerikan Barack Obama dhe legjendës së NBA-së dhe Chicago Bulls, Michael Jordan.

Gjatë një interviste të dhënë për revistën kushtuar sportit të golfit, “Back9Network”, Jordan ka dhënë një gjykim të tijin personal dhe jo shumë lajkatar mbi aftësitë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara në ambientet e gjelbërta.

“Nuk di të luajë fare golf”, kanë qenë fjalët e Michael Jordan, që kanë marrë menjëherë një përgjigje nga Presidenti amerikan. “Nuk kam luajtur 2 herë në ditë gjatë 15 ditëve të fundit. Megjithatë, Jordan duhet të mendojë më shumë për ekipin që ka në pronësi, Hornets”.

Jordan është pronar i skuadrës së basketbollit, Charlotte, e cila gjatë viteve të fundit nuk ka shkëlqyer me rezultatet e saj në NBA. Ndoshta mund të jetë një reagim i nxitur nga rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit, nëpërmjet të cilave amerikanët kanë ndëshkuar zgjedhjet e Obamas.

Por, numri 1 i Shteteve të Bashkuara, edhe në këtë përgjigje të drejtuar Jordanit, ka treguar se nervat të tendosura.

Top Channel