KESH kërkon rritje të çmimit të energjisë

06/11/2014 00:00

Pas Operatorit të Sistemit të Transmetimit, edhe Koorporata
Elektro-Energjetike Shqiptare ka kërkuar rritjen e çmimit të energjisë
që ky operator ia shet Sistemit të Shpërndarjes.

Në kërkesën dorëzuar Entit Rregullator të Energjisë, KESH kërkon që çmimi të rritet nga 2.2 në 3.3 lekë për kilovat, një shtrenjtim me 50 %.

Edhe OST në kërkesën e bërë pak kohë më parë tek ERE ka kërkuar një rritje me 10 %, duke çuar çmimin e transmetimit nga 0.65 në 0.71 lekë për kilovat.

Operatori i tretë që do të aplikojë për çmimin e ristrukturuar të energjisë pranë ERE-s është Operatori i Shpërdarjes. Pas kësaj pritet që në muajin dhjetor Enti të vendosë për çmimin e ri që do të nisë aplikimin në janar të 2015-s.

Qeveria ka deklaruar heqjen e fashës mbrojtëse prej 300 Kv/orë si dhe ka paralajmëruar që çmimi i ri i energjisë do të jetë një mesatare mes dy çmimeve prej 7.7 dhe 13.5 lekë.  

Top Channel