Oliver Stone: Dua një film për Vladimir Putin

06/11/2014 00:00

Regjisori i famshëm Oliver Stone dëshiron të realizojë një film-dokumentar mbi liderin e Kremlinit, Vladimir Putin.

“Do të doja ta intervistoja Putin për t’u paraqitur amerikanëve një këndvështrim që nuk duan ta marrin në konsideratë”, ka thënë Stone për agjencinë ruse të lajmeve “Ria Novosti”.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka bërë të ditur se qeveria ruse është njohur me synimet e Stone për të realizuar një film të tillë dhe ka nënvizuar se regjisori dhe presidenti Putin janë takuar dy ditë më parë në Teatrin e Kombeve në Moskë.

Top Channel