Sotir Nini rikthehet te Panathinaikos

06/11/2014 00:00

Ish-mesfushori i kombëtares greke të futbollit, Sotir Nini, është rikthyer sërish te Panathinaikos, ekipin e kategorisë së parë greke nga ku u bë i njohur, me një kontratë 2 vjet e gjysmë.

Asnjë detaj financiar i kësaj marrëveshjeje nuk është bërë i njohur nga klubi i Athinës.

24-vjeçari Nini, apo Ninis siç njihet në Greqi, e nisi karrierën me Panathinaikosin në vitin 2006 dhe u largua në vitin 2012 për t’u bashkuar me ekipin italian të Parmës. Ai luajti shumë pak ndeshje me të, ndaj dhe u huazua më pas te PAOK-u i Selanikut, ku sërish nuk gjeti hapësira të mjaftueshme. Në Selanik zhvilloi vetëm 12 ndeshje.

Anësori me tipare sulmuese, i cili nuk u grumbullua nga Greqia gjatë Botërorit të Brazilit, verën e këtij viti, ka luajtur në 30 ndeshje me kombëtaren helene që prej vitit 2010, duke shënuar 3 gola.

Top Channel