Bateristi i AC/DC akuzohet për vrasje

06/11/2014 00:00

Bateristi i bandës së famshme të muzikës rock, AC/DC akuzohet nga autoritetet neozelandeze për organizimin e një vrasjeje të mbetur në tentativë.

Banesa e Phil Rudd në Tauranga në Zelandën e Re u mësy nga forcat policore në kërkim të provave që përfshijnë muzikantin në përpjekjen për vrasjen e dy personave. Sipas gjykatës, Rudd kishte kontaktuar një vrasës me pagesë për eleminimin e dy personave, identiteti i të cilëve, ashtu si edhe ai i vrasësit nuk mund të publikohen për shkaqe hetimore.

AC/DC pritet të dalë me një album të ri së shpejti. Në një njoftim zyrtar banda muzikore thotë se është vënë në dijeni të ndalimit të Phil Rudd nëpërmjet mediave dhe nuk kishte komente për të bërë, ndërsa sqaroi të gjithë fansat se pavarësisht mungesës së bateristit, albumi do të hidhet në treg sipas planit.

Kjo është një tjetër goditje për bandën legjendare të muzikës rock, e cila më herët u braktis nga kitaristi Malcolm Young për shkaqe shëndetësore.

Top Channel