Obama, letër sekrete Iranit për ISIS-in

06/11/2014 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama i ka dërguar një letër sekrete liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, muajin e kaluar, në të cilën ka theksuar interesin e përbashkët të të dy vendeve për të luftuar militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Lajmin e ka publikuar këtë të enjte një raport mediatik i “Wall Street Journal”, sipas të cilit, në letrën e mesit të tetorit thuhej se bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në luftën kundër militantëve xhihadistë lidhej edhe me marrëveshjen që pritet të arrihet mes Iranit dhe kombeve më të fuqishme të botës, mbi programin e tij bërthamor.

Gazeta ka cituar në raportin e saj persona që kanë dijeni mbi këtë letër, por zyrtarë të administratës Obama kanë refuzuar të diskutojnë mbi këtë letër, të pyetur nga “WS Journal”. “Zyrtarët e administratës nuk e kanë mohuar ekzistencën e letrës, kur janë pyetur nga diplomatë të huaj gjatë ditëve të fundit”, bën të ditur media amerikane.

Top Channel