Gjykata e Krimeve të Luftës e Kombeve të Bashkuara vendosi të lirojë përkohësisht Vojislav Seselj, liderin nacionalist serb, i cili është nën akuzë për dhunë dhe krime të tjera humanitare të kryera në Bosnjë dhe Kroaci.

Sipas mjekëve, shëndeti i tij është përkeqësuar shumë kohët e fundit, për shkak të sëmundjes së kancerit. Me urdhër të gjyqtarëve, Seselj mund të lirohet për të kërkuar një trajtim të avancuar mjekësor në Serbi.

Ky vendim i Hagës ka ngjallur zemërim publik kryesisht te vendet, që për vite të tëra kanë vuajtur masakrat e pas viteve 1991.

Top Channel