Aplikacioni  “WhatsApp”, i cili përdoret rëndom tashmë për të komunikuar nëpërmjet telefonave, ka futur një risi.

Tashmë nuk ka më justifikime se ‘nuk i kam parë mesazhet e “WhatsApp”-it’, pasi një dritë blu në krah të mesazhit dëshmon qartë nëse ai është lexuar nga ana tjetër ose jo dhe kohën kur ai është lexuar.

“Daily Mail” shkruan se avancimi i kësaj teknologjie mund të arrijë deri në nivelet më të larta. “WhatsApp’-i është një program i blerë edhe ky nga krijuesi i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg.

Top Channel