1 milion dollarë për makinën e presidentit më të varfër

07/11/2014 00:00

Presidenti i Uruguait, Jose Mujica thotë se i kanë bërë një ofertë tunduese për makinën e tij, “Volkswagen Beetle”.

Dikur i quajtur si ‘presidenti më i varfër në botë’, për shkak të jetesës së tij modeste, Mujica tha se oferta prej 1 milion dollarësh i ishte bërë nga një sheik arab. Ai foli për revistën “Busqueda”, duke thënë se nëse do të pranojë ofertën paratë do të shkojnë për bamirësi.

“Ata më bënë një ofertë. Në fillim isha i habitur, por nuk i kushtova shumë vëmendje. Por më vonë, më erdhi një tjetër ofertë dhe tani po e shoh atë më seriozisht’, tha Presidenti i Uruguait.

Jose Mujica, i njohur si ‘Pepe’, president prej 2010-ës, është i njohur për stilin mëse modest të jetesës. Ai zotëron vetëm një “Volkswagen” të vjetër dhe jeton me bashkëshorten, senatoren Lucia Topolansky, në një fermë të vogël në rrethinat e Montevideos.

Top Channel