Vetofrohet si ushqim për gjarpërin

07/11/2014 00:00

Kur shkenca përzihet me spektaklet televizive, ndonjëherë rezultati është i tmerrshëm.

Paul Rosolie, një natyralist i Discovery Channel, që e quan veten edhe ‘Indiana Jones i botës së egër’ është vetofruar si ushqim për gjarpërin më të madhe në botë, një anakonda që jeton në Amazonën braziliane.

Ai veshi një kostum të posaçëm të testuar më parë kundër aciditeteve të aparatit tretës të gjarpërit gjigant dhe më pas iu hodh zvarranikut në gojë.

Gjithçka është realizuar si për qëllime studime, por edhe për t’u transmetuar nga Discovery Channel në një dokumentuar të zgjeruar të dielën e 7 dhjetorit.

“Duhet të dukem sa më i shijshëm që gjarpëri të thotë; Oh shiko! Qenka një gjë e madhe këtu, përse të mos e ha?!”, deklaron me shaka Rosolie përpara se t’i vetofrohet anakondas.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel