Kush e vrau Osama Bin Laden?

07/11/2014 00:00

Në Shtetet e Bashkuara opinioni publik ndjehet i çoroditur nga deklaratat e fundit të 38-vjeçarit Robert O’Neil, ish-pjesëtar i skuadrës speciale që ekzekutoi Osama Bind Laden 2 majin e 2011.

Në një intervistë dhënë për “Washington Post”, Robert O’Neil pretendon autorësinë e goditjes përfundimtare ndaj themeluesit të Al Kaedas. Por këto pretendime bien në kundërshti me atë që pretendohet nga një tjetër ish-anëtar i Navy Seals.

Matt Bissonnette, në një libër të publikuar në 2012 me emrin e artit Mark Owen, autorësinë mbi ekzekutimin e Bin Laden ia faturon një komandoje tjetër, emrin e të cilit nuk e bën publik. Megjithatë Bissonnette nuk hodhi poshtë pretendimet e O’Neil, por as i pohoi ato.

“Dy persona të ndryshëm tregojnë dy histori të ndryshme për dy arsye të ndryshme. Nuk dua të komentoj asgjë nga ato që ka thënë ai”, deklaroi ai për NBC News.

O’Neil thotë se komandoja tjetër qëlloi, por plumbat që zunë Bin Ladenin në kokë kishin dalë nga arma e tij.

Top Channel