Bateristi i AC/DC fiton pafajësinë

07/11/2014 00:00

24 orë pas arrestimit me akuzën e organizimit të një vrasjeje të mbetur në tentativë, bateristi i AC/DC, Phil Rudd fiton pafajësinë.

Avokati i muzikantit tha për mediat neozelandeze se gjykata rrëzoi akuzat e ngritura nga policia për mungesë provash.

Banesa e Phil Rudd në Tauranga në Zelandën e Re u mësy nga forcat policore në kërkim të provave që përfshijnë muzikantin në përpjekjen për vrasjen e dy personave. Sipas hetuesve, Rudd kishte kontaktuar një vrasës me pagesë për eleminimin e dy personave.

AC/DC pritet të dalë me një album të ri së shpejti. Në një njoftim zyrtar banda muzikore tha se është vënë në dijeni të ndalimit të Phil Rudd nëpërmjet mediave dhe nuk kishte komente për të bërë, ndërsa sqaroi të gjithë fansat se edhe nëse do të mungonte bateristi, albumi do të hidhej në treg sipas planit.

Nëse Rudd do të mbahej i arrestuar kjo do të ishtë një tjetër goditje për bandën legjendare të muzikës rock, e cila më herët u braktis nga kitaristi Malcolm Young për shkaqe shëndetësore.

Top Channel