Kostandin Xhuvani në burg. Mbrohet nga një avokat i caktuar nga gjykata

07/11/2014 00:00

Kostandin Xhuvani, i akuzuar për vrasjen e katër të rinjve mes tyre edhe
të shokut të tij Arbër Demiraj, në daljen e tij të parë përballë
gjykatës pas krimit të shumëfishtë, ishte i braktisur nga të gjithë.

Në gjykate nuk u paraqiten as prinderit, as shoket e tij, asnjë i afërm, e gjithashtu as avokati Ardian Leka qe e kishte mbrojtur ne  vrasjen e pare qe i riu ka kryer.

Në keto kushte gjykata gjeti nje avokat kryesisht, i vetmi qe pranoi ta perfaqesonte per masen e sigurimit personal. Xhuvani deklaroi para gjykates gjeneralitetet, faktin qe ishte i papune dhe me gjendje penale i denuar edhe here tjeter.

Gjykata vendosi arrest me burg ndaj Xhuvanit per vrasjen e Elton Jahos, Enea Xhajë, Arber Demiraj, Gianpaulo Azzola-s dhe për armëmbajtjes pa leje.

“E refuzuan shumë avokatë, por është e drejta e cdo avokati mbrojtës që të mbrojë një person”, tha avokati i Xhuvanit, Violent Çoniku.

Gjykata shpalli arrest me burg edhe per shokun e Xhuvanit, Erald Sida per perkrahje te autorit dhe ushtrim prostitucioni.

“Erald Sida në asnjë moment nuk ka parë ngjarjen dhe autorin e krimit. I vetmi moment është kur ai i ka ardhur në ndihmë viktimës, Demirajt”, tha avokati Vladimir Gërmenji.

Pozitat e Kostandin Xhuvanit pritet te rendohet akoma me tej, duke qene se Prokuroria ka vendosur te beje krahasimin e armes me nje predhe te gjetur ne nje vendngjarje ne prill 2014 ne Gjirokaster, ku u tha se Xhuvani kishte kanosur per jeten tre shtetas.

Por hetimet u pushuan pas nje raporti te spitalit te Elbasanit, qe kishte konfirmuar se ne diten e ngjarjes Xhuvani ishte trajtuar nga intoksacioni alkoolik dhe per pasoje sipas mjekeve nuk mund te ishte ne dy vende njekohesisht.

Top Channel