Eminem reflekton të shkuarën problematike

07/11/2014 00:00

Dihet dhe është pranuar edhe nga vetë këngëtari e shkuara e tij problematike me abuzimin me lëndët narkotike dhe me barnat, që për pak i kushtuan edhe jetën.

Ndonëse tashmë Eminem zotohet se ka lënë pas të shkuarën e tij plot telashe, portreti është dëshmia e gjurmëve të lëna nga abuzimi me drogën dhe alkoolin.

Këngëtari dukej i zbehtë dhe tejet i plakur gjatë ndarjes së cmimeve “Risitë e Vitit” të “Ëall Street Journal”.

Rreperi i famshëm amerikan më herët ka rrëfyer se për një periudhë të shkurtër kohore krijoi varësi ndaj barnave të forta që e ndihmonin të flinte. Gjithçka kishte ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “8 Mile”, kur ai ndodhej 16 orë në shesh xhirime dhe vuante nga pagjumësia.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel